Goli me penallti i Xhekson ne minuten e 114-te ka kaluar ne avantazh Egnatian 1 me 0 dhe me pas, vershellima perfundimtare e kryesorit Jorgji në mbyllje te 120 minutave loje shpall Egnatian fituese te Kupes se Shqiperise.
Shtese e pare 2×15 minuta nis me mire per Egantian, ku dy here Duamena dhe njehere Xhekson godasin drejt portes se Tiranes por Ilion Lika eshte ne lartesin e duhur. Tirana me teper mbrohet sesa kerkon te gjej golin, por shtesa e dyte sheh serish Egnatian me kerkuese dhe ne te 114-en minute zbret rrezikshem me ane te Paulauskas dhe me pas eshte Hila i cili nderhyn ne menyre te gabuar brenda zones dhe ka penallti per Egnatian. Ekzekutimi e mer persiper Xhekson i cili ne momentin e pare te gjuajtjes i kuptohet krahu nga Lika, i cili e grushton topin, por me pas ai i kthehet serish futbollistit Xhekson i cili realizon golin e vetem te sfides.
Egnatia menaxhon mire lojen dhe tranjeri Tetova ben realitet endrren e nje qyteti te tere duke shkruar me germa te arta emrin e skuadres se Egnatias ne historine e futbollit si fituesja me e re e Kupes se Shqiperise.
Fatos LAMAJ