Monday, November 25, 2024

Futboll Femra- Megi Doçi, akuza për manipulim në “Këpucën e Artë”. Përmbysjen e renditjes në javën e fundit në favor të Valentina Trokës së Apolonisë, kapitenia e Vllaznisë shigjeton presidentin fierak, Kokëdhima!

Lexo

Sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi teksa qenë e ftuar në “Procesin Sportiv”, ka sulmuar sërish presidentin e Apolonisë, Koço Kokëdhima. Ajo deklaroi se Kokëdhima ka ndikuar në manipulimet e ndeshjeve si dhe ka ndikuar tek golat e Valentina Trokës. Ndër të tjera, Doçi u shpreh se për aq kohë sa ai do të jetë futbolli shqiptar sdo të ecë përpara.

“Statusi që kam bërë është i vërtetë dhe e mbështes plotësisht, duhen pasur parasysh që ka 4-5 vite që Koço Kokëdhima me çdo lloj instrumenti të ndikojë në ndeshje, në arbitra, delegatë që ne të mos fitojmë dhe Vllaznia të mos ecë përpara. Mund të them me garanci që në shumë ndeshje, ekipi i tij ka shkaktuar shumë incidente, me Kinostudion. Edhe në Shkodër është bërë problem, janë gjuajtur femrat me njëra tjetrën, dhe besoj që nëse ne do të kishim bërë vetëm 1% të këtyre gjërave do të ishim dënuar edhe kjo është arsyeja që kam mjaftueshëm informacion se vajza që është shpallur golashënuese dhe sdua të merrem me atë pjesë pasi nuk më intereson se çfarë bëhet jashtë fushës së futbollit, por më vjen keq pasi unë kam dhënë gjithçka për futbollin shqiptar, Vllazninë dhe kombëtaren. Ajo që më vret është pjesa që luhet jashtë fushës së blertë dhe kam informacion që vajzës në çdo ndeshje i janë shtuar gola. Ajo ka shënuar 66 gola dhe unë 65. Ndeshja e fundit e kampionatit ka qenë ditën e hënë për ne dhe për Apoloninë ditën e dielë, por Koço Kokëdhima ka bërë presion që ndeshjet të bëhen në të njëjtin orar me ekipin e Vllaznisë që të menaxhohen golat dhe kështu ndodhi, ajo doli me një gol më përpara dhe vetëm në ndeshjen e fundit asaj i janë shtuar 3 gola. Unë jap mesazhin që të jenë larg dhunës dhe larg duarve nga futbolli shqiptar. I vetmi person që i rri afër futbollit të femrave është Armand Duka, shtëpia e futbollit është e madhe dhe do të ketë njerëz që do të marrin telefonata dhe do të ketë njerëz që do të ndërhyjnë por më duket absurde se si një person i tillë të ketë ndikim kaq të madh në futbollin shqiptar, ai përfiton nga fakti që futbolli i femrave ka më pak vëmendje mediatike. Kam informacion që ai ndikon edhe tek futbolli i djemve, tek të rinjtë, U-13 dhe U-15. Kjo është arsyeja pse unë kam thënë për aq kohë sa të jetë Koço Kokëdhima, futbolli shqiptar sdo të ecë përpara”, deklaroi ajo.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img