Monday, May 6, 2024

(Video) Edicioni i 19-të i “Really Albania” 2023, nis nga Velipoja. Mbi 200 pilotë garues në 7 ditë për 2 mijë kilometra

Lexo

Edicioni i 19-të i “Really Albania”, garës interesante  me motorrë dhe makina të fuqishme që pedalojnë në terrene të vështira, këtë radhë e ka pasur nisjen e tij nga bregdeti velipojak i Shkodrës.

Janë rreth 200 pilotë, pjesa më e madhe e tyre të huaj nga shumë vende të ndryshme europiane, por edhe shqiptarë që konkurojnë në këtë garë, e  cila vit pas viti po bëhet pjesë e rëndësishme edhe e kalendarit sportiv shqiptar.

Në mes konkuruesve shqiptarë spikat edhe Ardit Kurtaj, një shkodran, i cili jeton prej vitesh në Austri, por që falë pasionit që ka për këtë sport, me motorrin e tij që mban numrin 81, vazhdon të jetë një konkurues dinjitoz  në disiplinën e garës me motorrë.

Sipas programit të aktivitetit, mbi 200 pilotët pjesëmarrës në garë do të vijojnë konkurimin për shtatë ditë me radhë në një distancë 2 mijë kilometra, ku krahas konkurimit, kanë mundësi të shijojnë, por edhe të promovojnë vlerat e turizmit shqiptar, jo vetëm në zonën bregdetare por edhe në zonat turistike malore.

(Video) Pamje nga ceremonia e nisjes së pilotëve në “Really Albania” 2023-Velipojë Shkodër

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img