Shqipëria mundi mbrëmjen e sotme Moldavinë me rezultatin 2 me 0. Një fitore kjo shumë e rëndësishme për kuqezinjtë tanë, e cila ishte e para për trajnerin brazilian Silvinjo në drejtimin e kuqezinjëve tanë.
“Është një debutim i mirë para tifozëve. Është e rëndësishme të fitosh në shtëpi. Isha në ankth, 5 orë para ndeshjes na thanë që 20 mijë njerëz do të ishin në stadium. Jam i lumtur dhe i kënaqur për ekipin, bëmë mirë. Moldavia ishe një ndeshje e vështirë dhe nuk ishte e lehtë. Kjo është një pikënisje, e rëndësishme është që lojtarët kuptojnë që ne kemi një mundësi që të arrijmë objektivin tonë të gjithë bashkë. Ne jemi një, se kjo është mundësia jonë e vetme për të arritur objektivin dhe nuk është e lehtë dhe është rrugë e gjatë. Nesër është një ditë e lodhshme me një udhëtim të gjatë dhe aty do të shohim. Formacionin nuk e di, duhet të kuptojmë Ishujt Faroe, një ekip i fortë e fizik, nuk është i lehtë. Është e drejtë që kishim disa ndryshime skeme, sot ishim me 4-2-3-1”, u shpreh për TV Klan, menjëherë pas ndeshjes, trajneri Silvinjo.