Shqiprim Taipi vendos për të ardhmen e tij

Shqiprim Taipi vendosi të mbyllë aventurën me Kukësin pas dy vitesh. Mesfushori ka vendosur ta vijojë karrerën në Kazakistan te skuadra e Kaspij Aktau.

Kampionati kazak është në aktivitet e sipër teksa janë zhvilluar deri më tani 15 javë. Skuadra e re e Taipit për momentin gjendet në vendin e 13-të me vetëm 10 pikë, megjithatë me merkaton e hapur, Kaspij synon të përforcohet dhe të marrë veten në klasifikim teksa shqiptari cilësohet si një afrim me shumë vlera në repartin e mesfushës.

Kujtojmë se në të kaluarën Shqiprimi ka luajtur për Shkëndijën dhe Shkupin në kampionatin maqedonas, për Prishtinën në Kosovë. Ndërkohë në Superiore përveç Kukësit ka luajtur edhe për Skënderbeut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu