Saturday, July 27, 2024

Skuadrat e kryeqytetit në miqësoret prag europiane: Partizani fiton me Strugën, Tirana humb me Ballkanin

Lexo

Të kuqtë kanë triumfuar 1-0 përballë kampionëve të Maqedonisë së Veriut, humbje 1-3 e bardhebluve me kampionët e Kosovës

Ndeshje miqësore, duele kampionësh. Skuadra kampione e Shqipërisë, Partizani ka testuar forcat në një miqësore të luajtur në Pogradec, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ku përballë ishte Struga e trajnerit Shpëtim Duro, kampione e Maqedonisë së Veriut. Të kuqtë kanë arritur të fitojnë me rezultatin 1-0, gol i shënuar nga Mensah në minutën e 65-të.

Në fushën e lojës ka zbritur edhe Tirana, e cila është përballur në miqësore me kampionët e Kosovës, Ballkanin e trajnerit Ilir Daja.  Takimi është zhvilluar në Ohër dhe bardheblutë janë mundur me rezultatin 3-1. Për të besuarit e trajnerit Ilir Daja shënuan Tusha, Rrahmani e Berisha, ndërsa goli i vetëm për bardheblutë u shënua nga Hila.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img