Në pritje të ndeshjes së dytë të Turit të Parë, “UEFA Europa Conference Lige” Vllaznia – Lindfield, takim që luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 20:45, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka bërë një vizitë në hotelin ku është akomoduar skuadra kuqeblu.
I shoqëruar nga drejtori i sporteve në Bashkinë Shkodër, Alban Hasani, kreu i Bashkisë Beci është takuar me drejtuesit më të lartë të klubit Vllaznia, presidentin Alban Xhaferi, sekretarin e përgjithshëm Blendi Dibra,si dhe pjesëtarë të stafit teknik.
Krahas urimit për një rezultat pozitiv dhe kualifikim në turin e dytë, Kryetari Bashkisë Benet Beci ka garantuar të gjithë mbështetjen e nevojshme nga ana e tij personale dhe institucionit që drejton për mbarëvajtjen e klubit kuqeblu.