Saturday, November 23, 2024

Vllaznia fiton, por eleminohet nga Liga e Konferencës

Lexo

Vllaznia dominoi sot kundërshtarin dhe fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Lindfield FC në “Loro Boriçi”, por rezulati nuk mjaftoi pasi ndeshja e parë në Irlandën e Veriut ka rezultuar fatale ku Vllaznia është mposhtur me shifrat 3-1.

Kuqeblutë insistuan në pjesën e parë, por pa mundur dot të kalojnë në avantazh. Në fillimin e pjesës së dytë ishte Bekim Balaj ai i cili realizoi me kokë duke ndëshkuar për herë të parë në këtë sfidë portierin Chris Johns. Vllaznia pretendoi në të paktën dy raste për penallti, por arbitri vijoi lojën në të dy rastet.

Skuadra e Memellit insistoi deri në sekondat e fundit, por nuk ia doli të shfrytëzonte rastet e krijuara duke mos ia dalë të dërgonte sfidën në minutat shtesë. Në këtë mënyrë Vllaznia eleminohet nga Europa.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img