Sunday, April 28, 2024

8 gola në “Elbasan Arena”, Egnatia eliminohet pas penalltive

Lexo

Egnatia është eliminuar nga Liga e Konferencës pas një ndeshjeje dramatike në “Elbasan Arena” ndaj Ararat të Armenisë. Sfida e parë kishte përfunduar 1-1, ndërsa sot rrogozhinasit barazuan 4-4, por dështuan te penalltitë.

Vendasit zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 3-të kur Aleksit dërgoi një krosim fantastik për Fernandon dhe u tregua i saktë me një goditje me kokë. Miqtë nga Armenia nuk u dorëzuan dhe ia dolën të vendosnin ekuilibrat me Eza në minutën e 17-të. Redi Kasa tundi rrjetën në minutën e 36-të, duke rikthyer sërish epërsinë për skuadrën e Tetova.

Ararat-Armenia e nisi vrullshëm pjesën e dytë ku barazuan shifrat 2-2 me Adriano Castanheira. Skuadrat shkuan në shtesa, ku as aty nuk munguan golat. Dwamena krijoi iluzionin e kualifikimit me golin e tij në minutën e 108-të, por festa zgjati pak pasi Tenne barazoi shifrat, ndërsa Bueno përmbysi llogaritë.

Spektakli nuk kishte përfunduar ende, pasi Dëamena në të 120-tën minutë “çmend” në festë tifozët me golin e shpresës. Gjithsesi, ekipi armen u tregua më i saktë nga pika e bardhë e peanlltive, pasi te Egnatia gabuan Zejnullai dhe Kacbufi.

Tashmë aventurën në Kupat e Europës nga ekipet shqiptare do ta vijojë vetëm Tirana dhe Partizani në Conference League.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img