Saturday, November 23, 2024

(Video) Vllaznia, një eleminin i padrejtë. Trajneri Memelli, krenar për lojën e skuadrës së tij, por ka rezerva për arbitimin

Lexo

Një eleminim i padrejtë është konsideruar ai i Vllaznisë  në turin e parë të Conference League.  Edhe pse fitoi me rezultatin 1-0 duke shpalosur një futboll sulmues dhe shumë cilësor, skuadra shkodrane u eleminua falë asaj humbje 3 me 1 në ndeshjen e parë të luajtur një javë më herët në Belfast.

Megjithatë, trajneri Migen Memelli shprehet i kënaqur me atë çfar dha skuadra e tij Vllaznia në këtë ndeshje. Duke folur pas ndeshjes Vllaznia-Linfield, kreu i pankinës kuqeblu, ndjehet krenar për punën që ka bërë gjatë kësaj periudhe të shkurtër me skuadrën, ndërkohë që ka rezerva edhe për gjykimin.

“Kam një falënderim të madh për lojtarët, sepse bënë maksimumin e tyre. Nuk mund të jetë trajneri më tepër se kaq krenar, kur shikon skuadrën e tij të luajë dhe krijojë raste, duke dominuar kundërshtarin. Sot (dje) të gjithë panë futboll të bukur, skuadër potente dhe me elementë të rinj. Ajo që mund të merrnim më shumë ishin këto episode. Është nder për mua të drejtoj Vllazninë. U thashë drejtuesve, të cilët i falënderoj për besimin, se do të vij me kokën lart dhe do të largohem me kokën lart. Futbolli kërkon durim, kërkon kohë. Lojtarët bënë maksimumin dhe i falënderova për gjithë forcën që treguan. Episodet e ndeshjes së parë ndikuan, i morëm golat në tranzicion negativ. Njohja e kundërshtarëve në ndeshjen e dytë ishte më e madhe. E interpretuam shumë mirë lojën. Rastet dhe episodet ishin të shumta në ndeshjen e kthimit. Linfildi është një ekip që ka 4 vite bashkë si grup, teksa kanë dalë 3 herë kampionë. Vllaznia ime është e re, nuk mund të kërkoja më shumë nga skuadra. Më takon mua të ndryshoj skepticizmin e njerëzve. Sot (dje) e bëmë, unë dhe gjithë lojtarët. Falënderoj edhe tifozët, sepse ata ishin një energji tjetër pozitive jona. Pres që t’i kemi të shumtë në stadium. Na ndihmojnë të gjithëve. Skuadra është zero pa oksigjenin e tifozëve. Më vjen keq vetëm për djemtë, i falënderoj pafund për herë të tretë radhazi”, u shpreh ndër të tjera Memelli.

Pa dashur të bëjë rolin e specialistit të moviolës, Memelli, shprehu pakënaqësi për disa nga vendimet e arbitrit në këtë ndeshje, pasi sipas tij, nisur nga dy vendime të dyshimta të arbitrit azerbajxhanas, Vllaznia ndjehet e vjedhur në këtë ndeshje.

Në vijim, Memelli, foli edhe për merkaton, kur krahas zyrtarimit të Ardit Krymit, tha se Vllaznia është në pritjue të përforcimit edhe me dy futbollistë cilësorë, të cilët do të bëhen të ditur në vazhdimësi.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Migen Memelli, pas ndeshjes, Vllanzia-Linfield FC, 1-0)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img