Kombëtarja e Italisë është shpallur kampione e Europe në handball për femra U-19. Në finalet e këtij europiani që u zhvilluan këto ditë në Kosovë, ndër më të mirat e formacionit Italian ishte edhe Angela Prela, shkodrania me numrin 8, e cila ishte jo vetem titullare, por edhe përcaktuese në fitoret e Italisë me golat e shënuar prej saj në portat kundërshtare. Menjeherë pas fitimit të titullit kampion, Angela mbërrin në Shkodër duke përcjellë emocionet e këtij suksesi.
Angela, sot 17 vjeçare, është e lindur dhe rritur në Itali duke jetuar me familjen e saj në Padova. Prindërit e saj, Bepin Prela dhe Stela Marku, janë muzikantë profesionistë, prodhim i shkollës “Prenkë Jakova” dhe Akademisë së Arteve, por nga sporti, xhaxhai i saj, Leonard Prela ka qënë kampion në sportin e qitjes. Fillimet, Angela i pati në sportin e gjimnastikës, kampione në Itali, por nuk vonoi t’i bashkohej sportit të handballit, ku krahas ekipit të Padovës është titullare edhe me kombëtaren.
Në nëntor janë kualifikueset për Botërorin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut, dhe krahas titullit kampion Europe, për Angelen synimi është titulli kampion Bote. Megjithatë, edhe pse trofetë po i fiton me uniformën e kombëtares së Italisë, Angela, mendjen dhe zemren e saj i ka në Shkodër dhe Shqipëri, dhe nëse hendbolli i femrave do të ketë kampionatin në Shqipëri, ajo është e gatshme për luaj për Vllazninë dhe kombëtaren kuqezi.
(Video) Intervisten e plotë me shkodranen e talentuar, Angela Prela, kampione Europe me Italinë në handball, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOTUBE
Gaspër MARKU