Sunday, November 24, 2024

Egnatia, miqësore historike kundër Interit. Nesër, ora 20:00, stadiumi “Paolo Mazza”, Ferrara

Lexo

Egnatia do te luaj neser nje miqesore historike kunder Interit. Nje sfide qe vlen me shume per prestigjin e ketij ekipi se sa per formatimin apo kualidimin para nisjes se sezonit te ri futbollistik. Rrogozhinasit gjenden ne Itali ndersa neser ne oren 20:00 eshte programuar te zhvillohet ky test miqesor.

Ne stadiumin “Paolo Mazza” do te zbresin te dy skuadrat, ndersa te gjithe lojtaret deshirojn qe te jene ne fushe ne kete sfide qe ndoshta mundesia vjen vetem nje here ne jete. Trajneri Edlir Tetova ka ideuar titullaret nga porta e deri ne sulm dhe me gjase nga minuta e pare do ta nis kjo 11-she titullare: Sherri, Fangaj, Malota, Memolla, Musta, Ahmetaj, Aleksi, Fernando, Kasa, Isgandarli, Duamena.

Për Rafael Duamena, golashënuesin e sezonit të kaluar për Egnatian, një miqëre e tillë është vlerë, jo vetëm për Egnatian, por edhe për futbollin shqiptar. “Të luash një miqësore të tillë është vlerë jo vetëm për Egnatian, por dhe për futbollin shqiptar. Interi është ndër klubet më të mira në Europë dhe ne do të mundohemi të japim vlerat tona më të mira në fushën e lojës në mënyrë që të tregojmë se kush është Egnatia. Ky takim është një mundësi e mirë për të gjithë”, thotë fillimisht Duamena.

Sipas sulmuesit titullar të rrogozhinasve, Rafael Duamena, ndër të tjera, kjo miqësore është edhe si një shans që në të ardhmen mund të luajë në Serinë A italiane.  Seria A është ndër kampionatet prestigjioze në Europë e kush nuk do të donte të luante atje. Sigurisht që unë jam i përqendruar tek Egnatia. Të bëjë mirë me këtë ekip e më pas të tjerat vijnë me radhë. Por unë do të përqendrohem të jem në lojë ai që kam qenë sezonin e kaluar”, tha Duamena, ndërkohë që i takon obejtivave individual dhe ekipoeë, shtoi: “Unë shpresoj që ne të bëjmë po aq mirë sa ishim në sezonin e kaluar. Detyra ime është të shënoj sa më shumë për skuadrën dhe Egnatia të renditet ndër tre vendet e para në kampionat. Pjesëmarrja në Kupat e Europës është ndër objektivat tonë, por pa hequr dorë nga trofetë. Pra titulli kampion, apo Kupa e Shqipërisë”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img