Sunday, May 19, 2024

Partizani-Roma, rikthen yjet në fushë. Sonte, ora 20:00 në “Air Albania”

Lexo

Kampionët e Shqipëërisë, të cilët janë në udhëtimin e tyre drejt fazës finale të Ligës së Konferencës, sfidojnë fituesit e parë historik të kompeticionit të tretë për nga rëndësia në Europë.

Ndeshja, e cila vjen për publikun shqiptar vetëm nëpërmjet Radio Televizionit Shqiptar do të jetë një festë për publikun vendas. Në kampion italian është parë si një mundësi për të reklamuar “brand”-in edhe në Shqipëri ku futbolli është njëri nga sportet më popullore.

Klubi verdhekuq ka zgjedhur të mos udhëtojë një ditë para ndeshjes drejt Tiranës, nisur edhe nga afërsia mes dy kryeqyteteve, teksa udhëtimi me avion çarter nuk zgjat më shumë se 1 orë e 25 minuta. Roma mbërrin sot në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 11:45, për t’u akomoduar menjëherë në hotelin “MAK Albania”, që ndodhet vetëm pak metra larg stadiumit ku do të zhvillohet në 20:00 miqësorja ndaj Partizanit. Italianët kanë parashikuar të qëndrojnë diku te rreth 11 orë në Tiranë, pasi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes do të marrin rrugën drejt Rinasit për t’u kthyer në Romë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img