Prononcimi i trajnerit të Astanës, Grigori Babajan, pas ndeshjes, Astana-Partizani, 1-0
“Që nga minuta e parë, djemtë vendosën një ritëm të lartë dhe bënë presing. Në pjesën e dytë, ata vazhduan me presingun ndaj kundërshtarit. Është e qartë që ky është një lloj futbolli intensiv në shpenzimin e energjive dhe rreth minutës së 70, ata filluan të binin dhe kundërshtari kishte disa shanse. Ka zhgënjim për shkak të shumë rasteve të humbura dhe për golat që u anuluan.
Nëse sot nuk do të kishte sistem VAR, atëherë të paktën një nga golat do të ishte cilësuar i rregullt, pasi këto janë situata shumë të vështira. Por meqë ata nuk u llogaritën, atëherë nuk ka asnjë arsye që të flasim rreth tyre”, u shpreh ndër të tjera Grigori Babajan, pas ndeshjes të luajtur sot në Kazakistan, Astana-Partizani, e mbyllur me fitoren e vendasve me rezultatin, 1 me 0.