Saturday, July 27, 2024

Trajneri i Astanës, Grigori Babajan, i pakënaqur për fitoren 1-0 ndaj Partizanit. Kërkonte rezultat më të thellë në ndeshjen e parë të Conference League

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Astanës, Grigori Babajan, pas ndeshjes, Astana-Partizani, 1-0

“Që nga minuta e parë, djemtë vendosën një ritëm të lartë dhe bënë presing. Në pjesën e dytë, ata vazhduan me presingun ndaj kundërshtarit. Është e qartë që ky është një lloj futbolli intensiv në shpenzimin e energjive dhe rreth minutës së 70, ata filluan të binin dhe kundërshtari kishte disa shanse. Ka zhgënjim për shkak të shumë rasteve të humbura dhe për golat që u anuluan.

Nëse sot nuk do të kishte sistem VAR, atëherë të paktën një nga golat do të ishte cilësuar i rregullt, pasi këto janë situata shumë të vështira. Por meqë ata nuk u llogaritën, atëherë nuk ka asnjë arsye që të flasim rreth tyre”, u shpreh ndër të tjera Grigori Babajan, pas ndeshjes të luajtur sot në Kazakistan, Astana-Partizani, e mbyllur me fitoren e vendasve me rezultatin, 1 me 0.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img