Sunday, December 1, 2024

Humbi 1-0 takimin e parë në transfertë me Asten, trajneri i Partizanit Zoran Zekiç i kënaqur me rezultatin me rezultatin. Falenderon sistemin VAR për golat e anuluar

Lexo

Prononcimi i tranerit të Partizanit, Zoran Zekiç, pas ndeshjes, Astana-Partizani 1-0

A mund të thuhet, duke marrë parasysh numrin e shanseve të krijuara nga Astana dhe golat e anuluar, që jeni të kënaqur me rezultatin sot?

Sot Astana na vuri nën shumë trysni, sulmoi në mënyrë të rrezikshme. Po, unë mund të them se sot ishte një rezultat i mirë për ne.

A i jeni mirënjohës përsonit që krijoi VAR-in sot?
Faleminderit Zotit që ekziston VAR-i.

Cilat janë mendimet tuaja rreth ndeshjes?
Kishte probleme të dukshme në pjesën e parë. Por skuadra shpreson që rezultati do të jetë më i mirë në Tiranë.

Sa shanse ka Partizani për të kaluar në fazën në grupe?
Nuk kam qenë kurrë i mirë në matematikë, ndaj nuk do t’u them për përqindjet apo shanset që kemi. Unë mund të them se Astana është kundërshtari më serioz ndaj të cilit kem luajtur në kompeticione europiane. Shpresoj që në ndeshjen e kthimit të kem në dispozicion edhe ata lojtarë që janë të dëmtuar aktualisht.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img