Ballkani–Bate Borisov 4-1
(Shënues: Jashanica 31′,Tolaj 57′,66′,Thaqi 89’/Laptev 10′)
Ballkani:Koliçi,Thaqi,Dellova,Jashanica,Trashi,Korenica(Ramadani 90+1),Kuc,Kryeziu(Limaj 80),Gripshi,Berisha(Olivier 90+7),Tolaj(Potoku 90+1) Trajner: Ilir Daja
Bate Borisov:Kudravec,Neçaev,Kadarkeviç,Bane,Jimoh,Gromiko(Islamoviç 77),Boçarov,Greçiko(Shestjuk 87),Malkeviç(Podstrelov 77),Laptev(Antilevski 77),Koncevoj Trajner:Kiril Olshevski
Arbitra:Volen Çinkov,Ivo Kolev,Petar Mitrov,Nikola Popov(Bullgari) Var:Ivailo Stoianov(Bullgari) Avar:Vasimir El Khatib(Bullgari) Delegat:Jaroslav Dolezal(Çeki) Vezhgues:Nil Bari(Angli)
Kartone te verdhe:Trashi 72,Dellova 90+6/Gromiko 45+1,Kadarkeviç 56,Antilevski 79,Islamoviç 85
Ballkani eshte krenaria e gjithe Shqiptarise. Kampionet e Kosoves dhuruan spektakel përballe Bate Borisovit ne “Fadil Vokrri” ne ndeshjen e pare te “play off” duke fituar me permbysje me rezultatin e thelle 4-1.
Ate qe nuk mundi ta bente Partizani ne raundin e pare te Çempionsit e ben Ballkani i Ilir Dajes qe jo vetem fiton por e arrin me goleade duke defryer spektatoret ne “Fadil Vokrri” dhe gjithe dashamiresit e futbollit qe e ndoqen ndeshjen nepermjet ekranit te televizorit.
Pavaresisht se pesuan qe ne minuten e 10-te kampionet e Kosoves u kthyen ne nje “uragan” te pandalshem duke shenuar kater gola nje ne pjesen e pare dhe tre te tjere ne fraksionin ne dyte. Goli i fundit i shenuar nga Thaqi nxori nga vetja edhe Ilir Dajen qe si rralle here nuk mundi ti permbante emocionet e gezimit.
Gjysma e punes eshte kryer do te mjaftoje thjesht administrimi i rezultatit ne Budapest per te prekur per te dytin sezon radhazi grupet e Conference League.
Fatos LAMAJ