Monday, December 23, 2024

Arritje historike, Kosovës i besohet organizimi i Lojërave Mesdhetare

Lexo

Tashmë gjithçka është zyrtare, Kosova do të jetë vendi organizator i Lojërave Mesdhetare 2030, arritje kjo historike për “dardanët”, të cilët në këtë mënyrë afirmohen jo pak në arenën ndërkombëtare të sportit.

Sot u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare. Në njërën nga pikat e rendit të ditës ishte zgjedhja e vendit mikpritës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, ku Kosovës iu besua ë zyrtarisht organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro dhe vetëm 7 kundra, duke fituar kështu me shumicën dërrmuese të votave.

Për këtë arritje një koment të shkurtër e bëri dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili e konsideroi arritje historike shpalljen e Kosovës, vend organizator të Lojërave Mesdhetare 2030. Gjithashtu, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), duke folur për kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetar 2030, ka thënë se sportin e kemi në ADN.

“Prishtina 2030” do të jetë edicioni i 21-të i Lojërave Mesdhetare. Në këtë ngjarje marrin pjesë shumë shtete që nuk e njohin Kosovën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img