Sunday, November 24, 2024

Sinemati, mesazh miqësor sponsorit të Vllaznisë, Alban Xhaferi për kufizimin e daljeve publike!

Lexo

Gazetari i mirënjohur sportiv, Gëzim Sinemati, i cili shquhet për komentet dashamirëse ndaj Vllaznisë dhe traditës së futbollit shkodran në vite, ka një mesazh për sponsorin kuqeblu, Alban Xhaferi. Këtë mesazh, ai e ka përcjellë nga studio e emisionit “Proçesi Sportiv”, aty ku thuajse javë për javë ka përcjellë komplimente për ecurinë e kësaj Vllaznie që kryeson me meritë kampionatin, dhe posaçërisht edhe për sponsorin Xhaferi. Sipas Sinematit, Xhaferi duhet t’i kufizojë daljet publike, sepse intervistat dhe pjesëmarrjet në studio televizive janë më shumta se sa duhet.

“Kjo humbje e marrë i duhej Vllaznisë. E fali ndeshjen me Kastriotin dhe e fali arbitri, se e dimë mirë atë rastin e penalltisë që u fol atëherë. Thanë se Vllaznia ka kundërshtar vetëm veten, por në fakt Vllaznia i ka kundërshtar të gjithë. E pompuan shumë, e rritën shumë. Pastaj edhe sponsori i ri, po luan më tepër Albani se Vllaznia. Po jep javë për javë intervista, ndryshe nga presidentët e tjerë që dalin e flasin rrallë në televizione. Kampionati ynë nuk do protagonizëm. Të rinjtë duhet të mësojnë nga këto ligje”, është shprehur ndër të tjera gazetari me përvojë të gjatë mediatike në fushën e sportit, Gëzim Sinemati.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img