Brdariç, frikë nga dëbora, kërkon ndryshimin e orarit Vllaznia-Apolonia, nga 17.00 në 14.00

Lexo

(Video) Turneun Mbarëkombëtar, “Nikolin Karroca” e fiton Drita e Gjilanit. Sportistët më të mirë shpallen” Alban Haziri i Dritës dhe Jorni Egerci i Vllaznisë

 Klubi i Handballit Drita, Gjilan është shpallur fitues i Turneut të 3-të mbarëkombëtar të handballit, aktivitet i organizuar në...

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Vllaznia-Apolonia, takimi i javës së 19-të të Superiores është planifikuar të luhet në orën 17.00 të së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi”, por Klubi i Futbollit Vllaznia kërkon ta ndryshojë këtë orar duke preferuar atë 14.00.

Arsyeja ka të bëjë me atë që trajneri Tomas Brdariç i frikësohet rëndimit të kushteve atmosferike, ku sipas informacionit në fundjavë pritet ulja e temperaturave, madje edhe reshje dëbore.

Për njëshin e pankinës kuqeblu, përkeqësimi i motit dhe sidomos prania e dëborës në fushën e lojës nuk do të jetë në të mirë të lojës së skuadrës së tij, ndaj shqetësimin në fjalë ia ka përcjellë edhe drejtuesve të klubit, të cilët, nga ana e tyre, në mbështetje të trajnerit kanë vendosur t’i kërkojnë strukturave përkatëse në FSHF për ta ndryshuar orarin e zhvillimit të kësaj ndeshjeje. Madje, nga sa mësohet, klubi kuqeblu ka dërguar një shkresë zyrtare pranë institucionit të futbollit duke kërkuar mirëkuptimin e ndryshimit në fjalë.

Tashmë, duhet pritur se si do të vendosë sektori i garave në FSHF që në parim, oraret përcaktohen në kordinim me kompaninë mediatike televizive Supersport që ka të drejtën ekskluzive të transmetimit të ndeshjeve të Superligës.

Nëse i referohemi pragndeshjes, Vllaznia-Laçi, një shqetësim të tillë për kushtet e motit e përcolli gjatë konferencës për shtyp përsëri trajneri Brdariç duke shpresuar që të mos ketë reshje shiu, pasi me praninë e tyre, skuadra e tij nuk shprehet si duhet në fushën e lojës. Por, realisht, sfida Vllaznia-Laçi u luajt në kushte super komode të terrenit të “Loro Boriçit”, si një një ditë pranverore, dhe në fund Vllaznia u mund me rezultatin 1 me 2.

Gjithnjë me kushtet atmosferike. Pas Apolonisë, për javën e 20-të, Vllaznia udhëton në Korçë, ku në të shumtën e rasteve, dëbora është pjesë tradicionale e atij rajoni, gjë që përsëri do të jetë paksa problem për skuadrën kuqeblu.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -