Friday, December 27, 2024

Superiore-Tirana kryeson pas javës së katërt me 10 pikë. Vllaznia e pesta me 5 pikë. Kukësi i fundit me 0 pikë

Lexo

Me dy ndeshjet e luajtura pasditen e djeshme, Laçi-Vllaznia 2-1 dhe Teuta-Skënderbeu 1-0 është mbyllur java e katërt e kategorisë Abissnet Superiore. Duke përfshi edhe tre ndeshjet eë tjera të luajtura të dielën, Erzeni-Dinamo 2-1, Kukësi-Tirana 1-2 dhe Partizani-Egnatia 1-1, tabela e klasifikimit fikson në vendin e parë Tiranën  me 10-të pikë.

Në vend të dytë dhe të tretë, me pikë të barabarta nga 7-të të tilla janë Laçi dhe Egnatia. Skënderbeu është i katërti me 6 pikë, duke formuar katërshën finaliste, e cila në mbyllje të dy fazave vlen shumë sepse luhet për titullin kampion.

Dhe, nëse i referohemi kësaj formule, për moment, Vllaznia dhe Partizani që konsiderohen pretendentë për titull janë jashtë kësaj katërshe.

Vllaznia, Partizani dhe Erzeni, ndajnë vendin e pestë, gjashtë dhe shtatë me nga 5 pikë. Teuta është e teta në renditje me 4 pikë, Dinamo e parafundit me 3 pikë dhe mbyll renditjen me 0 pikë, në vendin e dhjetë, Kukësi, i cili duket se do ta ketë të vështirë mbijetesen në Superiore.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img