Ish futbollsiti dhe ish drejtuesi disa vjeçar i KF Vllaznia, vazhdon të jetë një nga zërat kritik në adresë të ekipit të Vllaznisë. I tillë shfaqet Shaba edhe pas ndeshjes, Laçi-Vllaznia, të cilën ai e ndoqi prej së afërmi në tribunën e stadiumit të Laçit.
Pakënaqësive të shumta në radhët e tifozërisë për humbjen e pësuar në transfertën e Laçit për javën e katërt të kategorisë Superiore i shtohet edhe analiza kritike që Kujtim Shaba, bën për këtë ndeshje.
Ndër të tjera, Shaba, flet edhe për merkaton duke vënë në dukje blerjen e futbollistëve nën mesataren e futbollistëve shkodranë, të cilët sipas tij nuk bëjnë diferencën me futbollistët vendas.
Teksa analizon lojën e kuqebluve një ditë pas ndeshjes, Shaba tregohet i ashpër në kritika ndaj futbollistëve, dhe drejtuesve në përgjithësi, të cilëve u bën apel që të ndërhyjnë në mënyrën më të shpejtë sa nuk është vonë.
Në mbyllje, Shaba, flet edhe për ndeshjen e radhës, atë Teuta-Vllaznia, e cila luhet mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi”, për të cilën kërkon vlerësim maksimal ndaj kundërshtarit, sepse nëse nuk arrihet të merren pikët e plota, bën që situata të rëndohet edhe më shumë.
(Video) Intervistën e plotë me ish futbollistin e Vllaznisë, Kujtim Shaba, mund ta ndiqini në faqen tonë zyrtare, Veriu Sport-YOUTUBE.