Vllaznia dhe Teuta përballen pas pak në stadiumin “Loro Boriçi” në kuadrin e javës së pestë të Kampionatit Kombëtar të kategorisë Abissnet Superiore. Një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, sidomos për Vllazninë, e cila duke ardhur pas një humbje të javës së kaluar në Laç, sot i kërkohet patjetër fitorja.
Nga ana tjetër, durrsakët e drejtuar nga italiani Diego Longo, në formacionin e të cilëve spikasin elementë të rinjë të moshës nga 16-18 vjeçarë, vijnë pas një fitore moralizuese, teksa javën e kaluar mundën Skënderbeun me rezultatin 1-0.
Në kampin kuqeblu, i diktuar edhe nga mungesa e dëmtimeve, tekniku Migen Memelli ka përzgjedhur një formcion ku spikasin plot tetë futbollistë shkodranë.
Ajo që tërhoqi vemendjen në këtë pragndeshje kishte bënte me terr informativ në lidhje me emrat e gjyqtarëve të kësaj ndeshje. Rreth dy ore para nisjes se takimit nuk dihej akoma se kush isht emri i arbitrit kryesor te ndeshjes Vllaznia-Teuta. Te sigurte ishin anesoret Ilir Tartaraj dhe Nertil Bregasi se bashku me Adrian Beqiraj arbiter i katert por dhe dyshja e sistemit Var dhe Avar Klodian Prenga dhe Feliks Kolleshi. Nderkohe per emrin e kryesori diskutohej, njeri mes Juxhin Xhajes dhe Olsid Ferataj, ku në momentit e limit të rregullores se paraqitjes ne stadium eshte mesuar arbiter kryesor i kesaj ndeshje eshte Juxhin Xhaja.
Fatos LAMAJ