Tuesday, November 26, 2024

Memelli: “Sot kemi qenë agresiv. Më shumë mund ta ndihmojmë ne Bekimin sesa të na ndihmojë ai”

Lexo

Vllaznia ia ka dalë të fitojë me rezultatin 2-0 përballë Teutës falë golave të kapitenit Balaj, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Pas kësaj sfide, për MCN TV foli trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli:

“Nuk kemi qenë në momentin më të mirë, por siç kam thënë dhe në javën e parë, ndeshjet zhvillohen dhe nuk janë të lehta asnjëherë. Kundërshtarët përmirësohen dhe diferencat janë të pakta. Djemtë bënë gjithçka fituan dhe kontrolluan lojën. Golat u shënuan shpejt dhe ishte më e lehtë. Ajo ç’ka duhet të bënim në pjesën e dytë na duhej vetëm të menaxhonim rezultatin dhe të godisnim, gjë që e bëmë. Dëmtimet janë diçka që na mundon kemi 7. Asani ka bërë tërheqje do mungojë shumë, Juric, Hakaj janë jashtë. Qarri ka një të çarë në krah. Kur ke kaq shumë mungesa është shumë e vështirë. Pas 4 ditësh kemi një ndeshje të fortë përballë Egnatias. Kurrë nuk e kam pasur ekipin të plotë këtë sezon.

Pse kaq shumë dëmtime? Keni gabuar diçka në fazë përgatitore? Nuk është se kemi gabuar shumë, por intensiteti dhe ngjeshja e madhe në Conference League dhe miqësoret kanë pasur një ndikim te lojtarët. Mos harroni që rikuperimi i ndeshjeve një herë në 3 ditë është shumë i vogël për të rigjeneruar skuadrën.

Alivoda? Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm.

Bekim Balaj? Ai mund të marrë mësimet më të mira pasi e ka njeriun e duhur sesi të shënojë dhe sa i qetë duhet të qëndrojë. Është në momentin më të mirë të tij. Duhet të ulë kokën dhe të punojë sa më tepër, ka ndeshje të forta që na presin. Më shumë mund ta ndihmojmë ne Bekimin sesa të na ndihmojë ai. Një grup solid e shpërbën individin.

Një reflektim nga ndeshja e kaluar apo duhet fitore jetë a vdekje? Sot kemi qenë më agresivë se në ndeshjen me Laçin. Në 5 ndeshje përpos asaj me Partizanin, kemi arritur të shënojmë të parët. Pas golit arritën të ishim në ritmin e asaj që unë kërkoja. Nuk duhej t’i jepnim kohë kundërshtarit që të bënte veprime. Në terësi sot si skuadër kemi punuar mirë në fazën mbrojtëse por kemi bërë mirë dhe në fazën sulmuese. Fusha e Laçit është e vështirë. Vllaznia në dy vite ka dy fitore në Laç dhe është një tabu që duhet thyer.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img