Italiani do të bëhet trajner i Brazilit, ish-mesfushori do të rikthehet te Los Blancos, por këtë herë në pankinë
Pavarësisht driblimeve të përsëritura të Carlo Ancelottit, kalimi i tij në stolin e Brazilit tashmë duket i sigurt (Federata e Brazilit nuk e ka fshehur kurrë interesimin e saj për trajnerin italian) duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Një konfirmim shtesë, edhe pse indirekt, vjen nga Spanja ku RadioMarca siguron se Real Madrid ka vendosur se cili do të jetë trajneri i ardhshëm i Los Blancos: Xabi Alonso.
Për Xabi Alonson do të ishte një rikthim në Madrid, luajti atje nga viti 2009 në 2014 (në sezonin e fundit, 2013-14, me Ancelottin si trajner), duke grumbulluar 236 ndeshje dhe duke fituar një La Liga, dy Kupa Spanjolle, një Superkupë, një Champions League dhe një Superkupë UEFA.
Spanjolli më pas filloi një karrierë trajneri, fillimisht te Real Sociedad B dhe më vonë te Bayer Leverkusen, ku ai ende po i befason të gjithë sot: pasi mori drejtimin në tetor 2022, përfundoi në vendin e gjashtë sezonin e kaluar, duke siguruar kualifikimin në Europa League. Edhe këtë vit, gjithçka e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.