Wednesday, November 27, 2024

Futboll Femra-Nis nesër Kategoria Superiore. Kampionia Vllaznia luan të dielën në transfertë me Partizanin

Lexo

Edicioni i ri i kampionatit ‘Abissnet Superiore’ 2023-2024 për vajza ngre zyrtarisht siparin këtë të shtunë. Kampionati i 15-të Kombëtar për vajza do të startojë me ndeshjen Kinostudio – Teuta, që do të luhet paraditen e nesërme, duke nisur nga ora 10:00 në QSK Kamëz. Ndërkaq, po nesër do të zbresin në fushë edhe Tirana me Lushnjën, që do të luajnë takimin e parë për këtë sezon në kompleksin ‘Skënder Halili’ duke nisur nga ora 13:00.

Të dielën do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera të javës së pare, teksa takimi Skënderbeu-Laçi do të zhvillohet në një moment të dytë që do të përcaktohet nga Departamenti i Garave në FSHF. Apolonia do të udhëtojë drejt Gramshit, me këto të fundit që do të luajnë takimin e tyre të parë në kampionatin elitë të futbollit të vajzave. Ndeshja është planifikuar të nisë në ora 15:00.

Siparin e javës së parë do ta ulë takimi Partizani – Vllaznia. Kampionet në fuqi të vendit do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për të luajtur ndeshjen e parë sezonale, që nis në ora 15:00 dhe do të luhet në kompleksin ‘Arena e Demave’.

Java e parë e kampionatit të vajzave, edicioni 2023-2024

Kinostudio – Teuta, e shtunë, ora 10:00

Tirana – Lushnja, e shtunë, ora 13:00

Gramshi – Apolonia, e diel, ora 14:00

Partizani – Vllaznia, e diel, ora 15:00

Skënderbeu – Laçi, e shtyrë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img