Monday, April 29, 2024

(Video) Superliga U21. Trajneri i Vllaznisë U21 Ergi Borshi, flet pas barazimit 1-1 me Partizanin në transfertë dhe për humbjen e kuqebluve të Superiores me Egnatian

Lexo

Kampionati Kombëtar i Superligës në futboll për kategorinë Vllaznia U-21 ka luajtur këtë mesjavë ndeshjet e javës së parë. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi ishin mysafir në kryeqytet duke u ndeshur me Partizanin, ndeshje kjo e  mbyllur me rezultatin e barabartë, 1 me 1. Që të dy golat janë shënuar në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte Partizani që kaloi në avantazh me Bajraktarin në minutën e 78-të ndërkohë që pas shtatë minutash është sulmuesi kuqeblu Kevin Dodaj që barazon rezultatin.

Për trajnerin e Vllaznisë U-21 Ergi Borshi, barazimi konsiderohet pozitiv, por me rastet e krijuara skuadra kuqeblu edhe mund të fitonte tre pikë. Sipas teknikut kuqeblu, elementi që ka në dispozicion premton për perspektiven e kalimit në ekipin e parë kuqeblu.

Duke qënë pjesë edhe e stafit të ekipit të parë, Borshi, komenton humbjen e Vllaznisë me Egnatian, për të cilën thotë se kuqeblutë e drejtuar nga Memelli luftuan fort, por ishin episode që vendosen ndeshjen.

(Video) Intervistën e plotë me trajnerin e Vllanzisë U-21, Ergi Borshi mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img