Friday, November 1, 2024

(Video) FSHF-“Coach Educators”, pjesëmarrësit vlerësojnë programin: Përmirësojmë njohuritë tona

Lexo

Për herë të parë në Shqipëri në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në bashkëpunim me UEFA-n po organizohet programi “Coach Educators”, një proces i rëndësishëm për formimin e profesionistëve të fushës së trajnimit. Ky kurs i rëndësishëm udhëhiqet nga drejtuesit e Sektorit të Edukimit në FSHF dhe marrin pjesë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave si edhe disa personalitete të tjerë të futbollit shqiptar, të cilët janë të angazhuar si lektorë në kurset e trajnerëve.  Dy nga trajnerët pjesëmarrës në këtë kurs, Mikel Cenaj dhe Cyme Lumaj tregojnë në një prononcim për fshf.org se sa i rëndësishëm është ky program dhe shpjegojnë rëndësinë që programi ‘Coach Educators’ ka për zhvillimin e karrierës së tyre.

“Unë jam Mikel Cenaj, nga qyteti i Elbasanit. Punoj si trajner dhe dëshira është për të avancuar akoma më shumë me dije dhe përgatitje. Është një gjë shumë e rëndësishme sepse siç e thatë edhe ju është për herë të parë. Të rejat më të fundit nga UEFA i kanë sjellë në Shqipëri, prandaj është shumë e rëndësishme. Kjo ka të bëjë më tepër me pjesën e përgatitjes së trajnerëve, që duhet ta zhvillojmë për qytetet tona. Është shumë e rëndësishme që trajneri të jetë gjithmonë në qendër të vëmëndjes, të marrë gjithmonë informacione, aktualizime nga UEFA, që të jenë sa më të përgatitur për të stërvitur fëmijët apo edhe të rriturit” – thotë trajneri Cenaj.

Rëndësia e këtij kursi– Padyshim sa më shumë evenimente të tilla të bëhen, ne përmirësohemi si nga njohuritë, edhe në bazë të sjelljes që duhet të bëjmë me lojtarët, me organizimet e seancave stërvitore apo menaxhimit të lojtarëve.

Sakaq, edhe trajnerja Cyme Lulaj vlerëson rëndësinë e këtij programi. “Quhem Cyme Lulaj, jam trajnere e Kinostudios U-16 për vajza dhe U-14 për djem. Ky kurs është shumë i veçantë sidomos për trajnerët sepse ai jep një ndihmë të madhe se si duhet të formohet një trajner elitar dhe jep disa eksperienca nga ato çfarë  si kemi pasur më parë dhe i kemi marrë tani. Për mua është një ndihmë jashtëzakonisht e madhe sepse kam arritur deri te niveli A, dhe mendoj edhe për pjesën e nivelit PRO. Mendoj që do të jetë një hap i madh për karrierën time”- përfundon Cyme Lulaj për fshf.org.

Programi “Coach Educators” nisi më 25 shtator dhe përfundoi sot, teksa të gjithë pjesëmarrësit u pajisen me licensën “Coach Educators” nga UEFA.

(Video) Mikel Cenaj dhe Cyme Lumaj, flasin për programin ‘Coach Educators’.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img