Dinamo dhe Vllaznia do të përballen sot për llogari të javës së shtatë në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 18:00.
Një përballje mes dy skuadrave me mungesa dëmtimesh në formacionet e tyre mund të konsiderohet kjo ndeshje, kur tek Dinamo pritëse mungojnë katër futbollistë dhe tek Vllaznia udhëtuese shtatë të tillë.
Kapiteni Rustem Hoxha , Fatjon Andoni të dëmtuar, Behiratçe i ndëshkuar me karton të kuq në Laç, kurse Prodani plotësoi numrin 4 të kartonëve të verdhë, janë mungesat në kampin kuqeblu.
Ndërkohë, në kampin kuqeblu konfirmohen mungesat e portierit Kristi Qarri, mbrojtësit Esin Hakaj, Geralb Smajli, Flori Spahija, Xheli Asani, sulmuesi Bruno Gomes, të dëmtuar si dhe e Redon Dragoshit I ndëshkuar me karton të kuq ndeshjen e kaluar me Egnatian në “Loro Boriçi”.