Tuesday, May 14, 2024

Durrsaku Andi Koçi, arbitër kryesor në sfidën, Dinamo-Vllaznia. Në VAR, elbasanasja Emanuela Rusta

Lexo

Sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka përcaktuar trupën gjykuese të ndeshjes, Dinamo-Vllaznia, e vlefshme për javën e shtatë të Abissnet Superiore.

Ndeshja e cila do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” nga ora18:00 do të gjykohet nga Andi Koçi i kolegjumit të arbitrave të Durrësit në cilësinë e arbitrit kryesor. Ndihmësa të tij do të jenë Nuri Rrapaj dhe Rexhep Muzhaqi, i pari nga kolegjumi Patos dhe i dyti Elbasan, ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë tiranasi, Juxhin Xhaja.

Drejtësia në sistemin VAR i është besuar arbitres së FIFA-s, Emanuela Rusta nga kolegjumi i Elbasanit dhe AVAR Nertil Bregasi, Tiranë. Delegat është,  Bujar Pregja(Tirane) dhe vëzhgues, Plarent Kotherja(Tirane)

Dinamo-Vllaznia

Arbiter kryesor: Andi Koçi(Durres)

Asistent 1: Nuri Rrapaj(Patos)

Asistent 2: Rexhep Muzhaqi(Elbasan)

Arbiter i 4: Juxhin Xhaja(Tirane)

Var: Emanuela Rusta(Elbasan)

Avar: Nertil Bregasi(Tirane)

Delegat: Bujar Pregja(Tirane) Vezhgues:Plarent Kotherja(Tirane)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img