Nisin këtë fundjavë kampionatet kombëtare të basketbollit për femra dhe meshkuj. Trajneri i Vllaznisë në basketboll femra si dhe njëherazi kreu i shoqatës së basketbollit Vllaznia, komenton shortin duke u ndalur tek java e parë.
Ashtu si edhe në prononcimet e mëparshme, Gjeçaj shpreh shqetësimin e problematikës së mungesës së donatorëve pranë ekipeve të basketbollit.
Në vijim, Gjeçaj, flet edhe për objektivat e këtij sezoni për dy ekipet e Vllaznisë, ku përpos situatës jo të mirë financiare, ekipet kuqeblu do të bëjnë përpjekjet e duhura për të qënë mes më të mirave të kampionatit.
(Video) Intervista e plotë e trajnerit të Vllaznisë në basket femra, Bledar Gjeçaj)