Tuesday, November 26, 2024

Super Ballkani! Skudra e Ilir Dajes sfidon Dinamon e Zagrebit në “Fadil Vokrri”. Vendosin golat e Kryeziut dhe algjerianit Ualid Hamiti

Lexo

Ballkani i drejtuar nga trajneri tiranas Ilir Daja ka bërë një tjetër paraqitje dinjitoze në Ligën e Konferencës, teksa mundi Dinamon e Zagrebit me rezultatin 2 me 0.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës regjistroi me nga një gol për secilën pjesë loje.

Ballkani ishte mundur në takimin e parë me një gol të vetëm, e për më tepër në fushë të huaj përballë Viktorias së Plzenjit, por skuadra e Ballkanit ka treguar karakter të enjten në mbrëmje, duka marrë një fitore të vështirë, por të merituar, 2-0 ndaj Dinamos së Zagrebit. Skuadra e trajnerit Ilir Daja e ka qenë më ambicioze në pjesën e parë, duke e gjetur golin në fundin e saj me anë të Kryeziut.

Ballkani nuk i dali sulmet as në pjesën e dytë, duke e kërkuar edhe golin e dytë për t’i dhënë fund dilemës së fituesit. Këtë skuadra e Dajës e arriti në minutën e 84-t, kur sulmuesi algjerian, Ualid Hamidi, që u fut në lojë në minutën e 65-të në vend të Albin Berishës, shënoi golin e qetësisë dhe 3 pikëve. Ai përfitoi nga një gabim i mbrojtësit të Dinamos dhe pasi mori topin, u fut në zonë dhe nga afër mposhti për herën e dytë portierin Ivan Nevistiç.

Në takimin tjetër të grupit, Viktorias së Plzenjit fitoi me rezultatin 2-1 në fushën e Astanës, duke marrë kreun e renditjes së grupit C me pikë të plota, 6, 3 më shumë sesa Ballkani dhe Dinamo e Zagrebit. Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës, Ballkani e luan më 26 tetor, kur pret në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë skuadrën e Astanës, që ka dy humbje në po aq ndeshje të luajtura në grup.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img