Sunday, August 24, 2025

Çiklizëm-Vllaznia prodhim talentesh të rinj

Lexo

Në Shkodër, çiklizmi ka qënë vazhdimisht i dorës së parë. Breza të tërë figurash të njohura duke filluar nga Muriqët, Fadili, Ganiu, Ruzhdiu, Fuati dhe për të vijuar me Tafilët, Agimin e famshëm dhe Sytkiun, Brahim Sykjen, Leonard Kolen e të tjerë, me trofetë e shumtë të fituar i kanë dhënë lavdinë e duhur qytetit verior.

Ndërkohë, aktualisht kemi të bëjmë me një tjetër grup po aq të talentuar talentesh dhe kjo falë punës mjaft të mirë që po bën me brezin e ri trajneri Leonard Kola. Bruno Kolajt, Astrit Kronajt, Gjergj Zefit, tashmë të afirmuar si fitues trofesh i shtohen edhe emra të tillë si Mateo Balaj dhe Servet Kastrati, dy të rinj 16 vjeçar të cilët kanë marrë përsipër të ecin në gjurmët e kolëgëve të tyre kampionë.

Dy çiklistët në fjalë ishin protogonistë të garave të fundit kombëtare të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Me një pedalim perfekt prej profesionisti, shtatlarti Mateo Balaj sfidon të gjithë konkurentët e etapes së vështirë Kavaje-Divjake-Lushnje 69 km e gjatë duke mbërritur i pari në finish, ndërkohë që kolegu i tij po aq i talentuar bëri të njëjtën gjë duke fituar në etapen e parë, por  një vendim i padrejtë i gjyqtarisë e spostoi më pas në vendin e tretë. Me atë çfarë paraqiten Balaj dhe Kastrati në garat e Kupës së Shqipëisë treguan se Vllaznia është një burim i pashtershëm talentesh duke dhënë garancitë e duhura që çiklizmi shkodran do të vijojë të jetë përherë në majat më të larta të çiklizmit shqiptar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img