Basketboll/ Vllaznia humb klasiken me Tiranën në transfertë 92-66

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme dy ndeshje të vlefshme për javën e dytë. “Tomorr Sinani” Elbasani ka mundur Fierin me rezultatin 98-68.

Nga ana tjetër, në “Farie Hoti” është zhvilluar ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë. Kampionët në fuqi e kanë nisur kampionatin me hap fals, duke u mundur nga Apolonia, ndërsa Vllaznia ka marrë një fitore ndaj Skënderbeut. Ndërkohë, në sfidën e djeshme, Tirana triumfoi bindshëm me shifrat 92-66 (21-18, 26-8, 25-16, 24-20).

Për kuqeblutë e Damian Bekteshi, lojtarë që prekën kuotë dyshifrore pikësh ishte amerikani Craig Lamont Saab, i cili ishte edhe më i miri i ndeshjes (22 pikë, 2 kërcime), si dhe Memçaj (10 pikë, 2 kërcime). Ndërsa të tjerët që kontribuan me pikë ishin Mbiara (8 pikë), Gjeçaj (7 pikë), Rakaj (7 pikë), Shabani (6 pikë), Bitri (2 pikë), Kuçi (2 pikë) dhe Bushgjokaj (2 pikë).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu