Friday, November 22, 2024

Rekord largim trajnerësh, 9 javë kampionat, 9 trajnerë të larguar në Kategorinë Superiore

Lexo

Nëntë javë, nëntë trajnerë të ndryshuar, një fazë e parë për rekord në Kategorinë Superiore, me një mesatare prej 1 trajner për çdo javë. Nga 10 ekipe të Superiores, 6 kanë ndryshuar trajnerë, ndërsa 4 prej tyre jo.

I fundit i larguar ishte Di Biagio, i vetmi i dorëhequr menjëherë pas humbjes së Dinamos. Pikërisht këtu, te Dinamo, nis “fenomeni” e largimeve kur në gusht, para fillimit të kampionatit Di Biagio mori vendin Dritan Mehmetit.

Skuadra e Laçit mban numrin më të lartë të lëvizjeve ku për 6 javë ka ndërruar 3 trajnerë. Duke nisur nga Stavri Nica i cili u zevëndësua nga Skerdi Bejzade dhe pas tij është rikthyer Mirel Josa. Ekipet që nuk kanë bërë lëvizje në pankina janë Egnatia e vendit të parë dhe tre skuadrat e mesit të renditjes, Vllaznia, Skënderbeu dhe Erzeni.

Nuk kanë kaluar pa u prekur dhe skuadrat e kryeqytetit ku për herë të parë Tirana nuk shkarkoi, por pezulloi trajnerin. Ndërsa Partizani bëri merkato me Zekiç, duke e shitur për 100 mijë euro, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë në futbollin shqiptar.

Ekipet që nuk kanë bërë lëvizje në pankina janë Egnatia e vendit të parë dhe tre skuadrat e mesit të renditjes, Vllaznia, Skënderbeu dhe Erzeni.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img