Friday, October 25, 2024

Surprizon Vora, largon trajnerin e suksesshëm Artan Mërgjyshi

Lexo

I papritur është lajmi që vjen nga skuadra e Vorës. Klubi ka njoftuar ndërprejen e kontratës me Artan Mërgjyshin.
Drejtuesit e klubit dhe trajneri kanë shkëputur marrëveshjen me mirëkuptim. Nuk dihet ende arsyeja e këtij vendimi që ka çuar palët në ndërprerjen e kontratës.
Kujtojmë se Vora fitoi me përmbysje 3-2 ndaj Kastriotit në Krujë, teksa pas 8 ndeshjes ndodhen në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit me 15 pikë, 7 më pak se Bylisi kryesues. Gjithashtu me Mërgjyshin në stol skuadra arriti të fitonte titullin kampion në Kategorinë e Dytë, teksa këtë sezon synojnë Superioren.
“Futboll Klub Vora njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me tranjerin, Artan Mergjyshi.
Bashkëpunimi me trajnerin Mergjyshi ndërpritet me marrëveshje të dyanshme. Me këtë rast, Fk Vora falënderon Mergjyshin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën tonë, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale.
Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img