Bylis U21-Vllaznia U21 1-1(Shënues: Hodo 65’/ Moleci 80’)
Bylis: Sousa Freitas, Skënderaj, Kastrati, Sousa Barros, Mikailu, Alimerkaj, Oulare, Kasaj, Qarri, Diallo, Lajthia.(U aktivizuan: Vrenozi, Hodo, Akibu). Trajner: A: Ahmetaj
Vllaznia: Bunjaj, Pusi, Jahaj, Paloka, Selmani, Dulaj, Cungu, Hoxha, Kodra, Zahi, Kapllanaj.(U aktivizuan: Ramja, Hyseni, Moleci, Bajrami).Trajner: Ergi Borshi.
Gjyqtarë: Ferataj, Rrapaj, Fejzullah, Cjapi, Tegu
Vllaznia U21 e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi ishte mysafir për javës e pestë të Kampionatit Kombëtar të Superligës U21 në qytetin e Ballshit duke u ndeshur me skuadrën vendase, Bylis.
Ballshiotët, të cilët gjatë viteve të fundit kanë krijuar një traditë të mirë në punën me moshat, njëkohësisht edhe kryesues aktual të kampionatit, ishin të karikuar për të dalë fitues edhe në sfidën ndaj Vllaznisë. Por, përballë Vllaznisë nuk ia dolën një objektivi të tillë.
Edhe pse me kontigjent jo të bollshëm, ku në mungesë të lojtarëve të ekipit të parë, tekniku Borshi u detyrua të hedhë në fushën e lojës edhe lojtarë 17 dhe 19 vjeçar, kuqeblutë ia dolën të frenonin Bylisin në shtëpi.
Kësisoj, Vllaznia, jo vetëm që u deklarua e barabartë në fushën e lojës, por këmbënguli edhe në fitimin e ndeshjes, pasi edhe rastet për një gjë të tillë nuk munguan.
Referuar kronikës së lojës, 45 minutat e para u mbyllën m rrjeta të paprekura, 0 me 0. Ndërkohë, 20-të minuta nga nisja e së dytës janë ballshiotët që kalojnë në avantazh me autor Hodon.
Vllaznia nuk pajtohet me disavantazhin dhe me lëvizjet në stol, trajneri Borshi shton forcat sulmuese duke bërë që presioni në portën ballshiote të rritet ndjeshëm. Në njërin nga këto sulme, është Denilja Moleci, futbollisti i cili i ardhur nga stoli në pjesë e dytë, i cili me një goditje potente e dërgon topin në rrjetën e portjerit vendas Sousa.
Barazim, 1 me 1, dhe minutat në vazhdim, është një luftë e fortë sportive, ku të dy ekipet kërkonin me insistim fitoren, por vërshëllima prfundimtare e arbitrit kryesor Olsi Ferataj, fikson shifrat e barabarta, 1 me 1.
Një barazim ky i katërti për Vllazninë në pesë javë kampionat, kundrejt një humbje, e cila pas javës së pestë e lë Vllazninë në vendin e nëntë me 4 pikë. Ndërkohë, tabelën e klasifikimit e kryeson Bylisi me 13 pikë, i ndjekur nga Tirana dhe Partizani nga 12 dhe 10 pikë.