Tuesday, May 7, 2024

Liga e Konferencës. Ballkani nuk ia del me Astanen, mundet në “Fadil Vokrri”, 1-2

Lexo

Ballkani nuk ia del në përballjen me Astanën. Sfida e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës për Ligën e Konferencë ka përfunduar me rezultatin 1 me 2 në favor të skuadrës mike.

Kështu, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka pësuar humbjen e dytë në fazën e grupeve pas 3 takimeve të luajtura në Grupin C.
Për ekipin kazak kjo ishte fitorja e parë në kompeticion, pas disfatave ndaj Viktoria Plzen dhe Dinamo Zagrebit në dy ndeshjet e para.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, miqtë gjetën golin e avantazhit në minutën e shtatë falë mesfushorit Kamo Hovhannisyan. Por gëzimi i miqve zgjati vetëm 60 sekonda, pasi kapiteni Edvin Kuç barazoi.
Në të 24′, Astana shënoi golin e dytë me kapitenin Abzal Beysebekov. Skuadra nga Kosova e shtoi presionin, por u tregua e pasaktë përpara portës.  Në përfundim të sfidës, tekniku Daja tha se humbja erdhi në momentin më të mirë të ekipit, por skuadra nuk duhet që të ulë kokën, pasi ka bërë histori në këtë kompeticion.  Ballkani ngelet në kuotën e 3 pikëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img