Tirana-Dinamo 1-1
(Shënues: Hasani 40’/ Denison 51′)
Tirana:Kozi,Doka,Meta,Hoxhallari,Përgjoni,Hila,Deliu,Lushkja,Hasani,Abazaj,Kaina Trajner: Julian Ahmataj
Dinamo:Sali,Marku,Hoxha,Behiratçe,Loran,Gudjabi,Karamba,Smaçi,Zabërgja,Denison,Vila Trajner:Dritan Mehmeti
Gjyqtar:Enea Jorgji(Elbasan),Denis Rexha(Tirane),Ridiger Çokaj(Lezhe),Laver Alla(Lushnje) Var:Juxhin Xhaja(Tirane) Avar:Dorjan Maletaj(Tropoje) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vezhgues:Servet Bogdani(Durres)
Përfundon pa fitues derbi Tirana-Dinamo. Dy skuadrat kryeqytetase e mbyllën në barazim 1-1 takimin e luajtur në “Selman Stërmasi”. Të parët kaluan në avantazh bardheblutë.
Ishte minuta e 40-të kur i përhershmi Florent Hasani i dha kryesimin Tiranës me golin e gjashtë personal në Superiore.
Blutë reaguan dhe rikthyen baraspeshën në minutën e 52-të. Braziliani Denison Silva barazoi falë një goditjeje potente nga brenda zonës. Dinamo mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 74-të.
Pas daljes me të kuq të senegalezit Bakari Gudjabi. Edhe pse Tirana tentoi fitoren deri në fund,Dinamo rezistoi dhe siguroi një pikë tepër të rëndësishme në ndeshjen e rikthimit në stol të Dritan Mehmetit, i cili tregoi se vlen për Dinamon.
Fatos LAMAJ