Tuesday, May 7, 2024

Inter-Roma, 22 euro gjobë për ata që përdorin… bilbila

Lexo

Tifozët e organizuar do të sfidojnë rregullin më të fundit. Dënim i lehtë për shkelësit

Bilbili po, bilbil jo. Protesta e pritur nga tifozët e Interit pas rikthimit në San Siro të Romelu Lukakut, të konsideruar si tradhtar, me fanellën e Romës, po merr karakteristikat e një telenovele. Nga 70 mijë bilbilat përshëndetëse në javët e fundit kemi shkuar në pak më shumë se 30 mijë, por pas ndalimit të shpërndarjes së tyre të vendosur nga selia e policisë së Milanos, në qytet ka një kapitull të ri.

Curva Nord, që shprehu indinjatën publikisht duke përmendur një precedent të trajtuar ndryshe nga të njëjtat institucione në Firence – vendosi të shpërndajë bilbilat jashtë stadiumit Meazza para ndeshjes, duke sfiduar dispozitën. Në kthesat e hyrjes kontrollet do të jenë më të rrepta se zakonisht, por hyrja masive e pajisjeve vështirë se do të ndalet.

Dënimi? Qesharak. Kushdo që arrin të përdorë bilbilin gjatë ndeshjes, duke u denoncuar dhe identifikuar, do të gjobitet me 22 euro.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img