Sunday, November 24, 2024

(Intervista) Trajneri Tetova dhe zv. trajneri Kërnaja flasin pas ndeshjes Egnatia 2-1 Kukësi

Lexo

Egnatia nuk ndalet as nga Kukësi teksa e mposht me përmbysje në shtëpi 2-1. Pas ndeshjes, trajneri Edlir Tetova u shpreh për MCN TV:

“Një 3 pikësh shumë i çmuar. Nuk ishim 100% në detyrën që unë jap gjithmonë. Ishte një ndeshje që duhet t’i kënaqemi vetëm 3 pikëshit.

Sot kishim rotacion, Zejnullai kishte lodhje dhe freskuam krahun e majtë. Lamë edhe Gytis pasi vinte nga ndeshjet ndërkombëtare. Ahmetaj ishte me grip dhe vendosa të luaja me 4-2-3-1. Shkoi mirë deri dikur por kemi humbur shumë topa, të cilat në dënuan në golin e parë.

Po vuajmë në 15 minutat e fundit, ka një tërjeqje të ekipit, jot ë detyrueshme nga unë, por lojtarët duan të ruajnë rezultatin. Në ndeshjet në vazhdim duhet ta përmirësojmë për të mos patur këto oshilacione në fundin e ndeshjes.”

Nga ana tjetër, për MCN TV foli zv.trajneri i Kukësit, Oltion Kërnaja:

“Nuk mendoj se është rezultati më i drejtë i ndeshjes. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, si vijim i ndeshjeve të kaluara, luajtëm si të barabartë. Ato që ndikuan ishin fragmentet, penalltia, pakujdesi tonat dhe Egnatia i shfrytëzoi siç duhet.

Në pjesën e dytë ne kaluam me strategji tjetër, mbanim topin, shkuam rrjedhshëm te porta, si rasti i Muratit që erdhi goditja me kokë e Rashitit që bëri një mrekulli Sherri. Edhe rasti i penalltisë që nuk u dha nga arbitri, ishte një rast që ndryshonte komplet rrjedhën e lojës.

Nëse mbrojtësi nuk ka devijuar topin, çfarë do bënte sulmuesi?! Ai ishte në zotërim të topit dhe një kundër një me portierin, kjo në gjithë botën është penallti. Në disa raste që kemi arë, asnjëherë mbrojtësi që mund të godasë topin, nuk mund të godasë sulmuesin më pas se është përsëri penallti. Kjo është rregullorja.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img