8 skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia, Laçi, Partizani, Teuta, Kukësi, Skënderbeu, Dinamo, Korabi, do të mësojnë nesër shortin e vazhdimit të garës të këtij kompeticioni për sezonin 2020-2021. Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se ai do të hidhet në ora 11:00 në sallën e konferencave për shtyp të ambienteve të stadiumit “Air Albania”.
Katër çiftet që do të përcaktohen pas hedhjes së shortit do të ballafaqohen më 17 mars, ku sipas rregullores së FSHF-së, kualifikimi do të vendoset në me vetëm një ndeshje.