Vllaznia-Tirana, 0-3(16-25, 16-25, 14-25)
Vllaznia: Paola Gjyshja, Stela Agolli, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi, Sarah Beci(C), Liridona Kodra, Elira Rukaj, Marjana Ndou. Trajnere: Nora Deda
Gjyqtarë: Roland Mujo, Ardit Nurja
Vllaznia dhe Tirana në volejboll femra, janë ndeshur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e ndeshjeve eleminatore të Kupës së Shqipërisë. Në ndryshim nga ballafaqimi për kampionat, ku në ndeshjen e luajtur me datë 21 tetor po në këtë pallat sporti, Vllaznia dhe Tirana dhuruan spektakël, për të cilën flasin edhe vetë shifrat e seteve, 25-27, 24-26, 18-25, këtë radhë mikeshat bardheblu, morën një fitore pa shumë mund.
Dhe, kjo vinte pasi përballë një Vllaznie, me mungesa titullaresh, ku vetëm tetë volejbolliste ishin në dispozicion të trajneres Nora Deda, Tirana mysafire e mirëkompletuar me njëmbëdhjetë lojtare në protokoll, mes të cilave tre të huaja, ka pasur komoditetin e duhur të trimfojë në fushën e lojës.
Skuadrës bardheblu të drejtuar nga trajneri Hasan Gurabardhi, i kanë mjaftuar 66-të minuta për të mbyllur të gjithë ndeshjen. 22 minuta seti i parë, 21 i dyti dhe 23 i treti, janë kohëzgjatjet e seteve, të cilët, megjithë përpjekjet e volejbollisteve shkodrane, nuk arriten të ndalnin Tiranën të rrëmbenin fitoren në transfertë.
16 me 25 është mbyllur seti i parë në favor të Tiranës. Me të njëjtat shifra, 16 me 25 është mbyllur edhe seti i dytë sërishmi në favor të Tiranës duke e çuar avantazhin e seteve në 0 me 2 për skuadrën bardheblutë. Ndërkohë që seti i tretë, fitohet edhe më me lehtësi nga Tirana duke u mbyllur, 14 me 25, dhe në këtë mënyrë, i gjithë takimi mbyllet në favor të saj me rezultatin, 0 me 3.
Me një fitore në katër ndeshje, Vllaznia duket se do ta ketë të vështirë kualifikimin në grupin B të Kupës së Shqipërisë, kur aktualisht është në vendin e tretë të renditjes, ndërkohë që për të kaluar në fazën finale kërkohet renditja në dy vendet e para. Megjithatë, duhet pritur, kur ndeshjen e ardhshme, skuadra kuqeblu e drejtuar nga Nora Deda, pret në “Qazim Dervishi”, Teutën e Durrësit.