Wednesday, November 27, 2024

(Video) Boks-Botërori i Armenisë U16. Gjyqtarët i mohojnë të artën Adam Maces. Boksieri i North Boxing Albania, nënkampion i Botës, arritja më e madhe në historinë e boksit shqiptar

Lexo

Është pritur me shumë interes pasditja e së dielës së 3 shkurtit 2023. Një moment historik për boksin shqiptar.  Adam Maca i klubit shkodran, “North Boxing Albania”, do të ngjitej në ring për finalen e madhe të kampionatit Botëror të Boksit U-16 që po zhvillohet në Yerevan të Armenisë, duke pasur përballë kundërshtarin e tij nga Rusia, Platon Kozlov.

Forma e shkëlqyer sportive e prezantuar në turet e mëparshme, nën drejtimin e trajnerit të tij Klaodio Çekini, me të cilin përfaqësohet në kanpionatin shqiptar përmes klubit shkodran  “North Boxing Albania”, si dhe të trajnerit tjetër Vladimir Maca, që është edhe babai i vetë Adamit, teksa ka eleminuar me radhë boksierë me emër, si Ibromihov Pahlovonjon i Uzbekistanit, Tsimur Siankevich nga Bjellorusia, Sahak Amanollah nga Afganistani, boksieri kuqezi i peshës 57 kg, Maca mbrëmjen e sotme është ngjitur në ring përballë rusit Koszlov Platon.

Një ndeshje kjo që sipas specialistëve të boksit shqiptar që e ndoqën live duelin final, Maca-Koszlov, ishte e një niveli të lartë cilësor, pasi të dy boksirët luftuan fort për të marrë fitoren në ring.

Gjithnjë, sipas opinionit të specialistëve të boksit shqiptar, por edhe të një pjese të mirë të atyre që ishin të pranishëm në Europian, ashtu si edhe në ballafaqimet e mëparshme, boksieri shqiptar Adam Maca, e ka nisur ndeshjen me një ritëm të lartë, dhe me të njëjtën ritëm e ka përfunduar në mbyllje të raundit të tretë.

Sidomos, ky i fundit, raundi i tretë, ka qënë i dominuar tërësisht nga Maca, por kjo nuk ka mjaftuar që gjyqtarët t’i jepnin pikët e duhura për të qënë ai fitues i kësaj ndeshje.

Pamjet e ndeshjes që shoqërojne shkrimin flasin vete, ku dallohet qarte enegjia dhe sulmet e vazhdueshme qe Adam Maca ndermerr ndaj kundërshtarit të tij rus.

Megjithatë, medalja e artë shkon për rusin Koszlov, ndërkohë, vendi i dytë dhe medalja e argjendë e nënkampionit botëror të peshës deri në 57  është për shqiptarin Adam Maca. Që, do të thotë, se edhe pse objektivi dhe pikësynimi kryesor ishte medalja e artë dhe titulli kampion bote, duhet pranuar se një rezultat i tillë vjen për herë të parë nga një boksier shqiptar në nivele të tilla botërore.

Adam Maca, shkroi sot emrin e tij në nivelet më të larta të boksit botëror. Maca sot na nderoi të gjthëve, dhe na bëri krenarë duke e renditur Shqipërinë në pozicione që askush asnjeher më parë nuk e kishte arritur.

Maca, sot është vetem 16 vjeç, dhe ka arritur rezultate të mahnitshme: 2 here kampion Europe, 3 here kampion kombetar i Anglisë, 1 here kampion kombëtar i Shqipërisë dhe së fundmi  nenkampion i Botës. Arritjet e tija në këtë moshë janë të admirueshme dhe ndoshta jo të arritura edhe nga emrat më të mëdhenjë të boksit.

(Video) Boks-Botërori i Armenisë. Ndeshja finale për titull kampion: Adam Maca(Shqipëri)-Platon Kozlov(Rusi) pesha 57 kg

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img