Wednesday, December 11, 2024

Barazimi në Kukës nuk e kënaq Edi Martinin: Duhej të fitonim, humbën shumë raste

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Teutës, Edi Martini, pas ndeshjes, Kukësi-Teuta, 0-0

“Humbëm dy pikë mendoj unë, sepse kishim gjithë ato mundësi, luajtëm me shpirt. Patëm rastet tona, duhet të shënonim. Kur duhen me patjetër pikët, atëherë s’mundesh t’i marrësh. Gjithsesi kemi ndeshjet e tjera.

Patjetër që do të kërkojmë të kemi një lojtar goli. Kemi probleme me qarkullimin e topit. Po mundohemi të luajmë vetëm në luftën 1 kundër 1. Gjithsesi thash, ngarkesa psikologjike bëri që të mos shënonim sot.

Kryesorja është gjendja psikologjike. Edhe unë jam nën presionin e pikëve. Kisha frikë sepse mund të kisha prapë dëmtime. Vinim mbas disa ndeshjeve negative dhe nuk duhet ta humbnim këtë. S’duhet të ngutemi”, u shpreh ndër të tjera, trajneri i durssakëve, Edi Martini për “MCN”, pas ndeshjes, Kukësi-Teuta ,0-0.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img