Wednesday, November 27, 2024

Nisin të hënën në “Shtëpinë e Futbollit” seleksionimet me futbollistët e rinj shqiptarë, që jetojnë në Europë, SHBA dhe kudo në botë

Lexo

Ditën e hënë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” do të nisin seleksionimet me futbollistët e rinj shqiptarë, që jetojnë në Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë. Në data 4 deri në 7 dhjetor 2023, do të provohen të gjithë lojtarët djem të vitlindjes 2006 – 2009 . I gjithë procesi do të drejtohet dhe monitorohet nga trajnerët e katër ekipeve Kombëtare të moshave si dhe nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea së bashku me Përgjegjësin e Sektorit të Skautizmit dhe Përgjegjësin e Portierëve.

Sa i përket aplikimeve, interesi ka qenë maksimal që në momentin që FSHF bëri njoftimin dhe në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” do të testohen rreth 350 lojtarë.  Futbollistët e vitlindjes 2006-2007 që do të marrin pjesë në seleksionim do të testohen në datat 4 dhe 6 dhjetor, ndërsa lojtarët e vitlindjes 2008-2009 do të testohen në datat 5 dhe 7 dhjetor.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’ju kujtojë që në ditën kur lojtarët do të paraqiten në seleksionim, duhe të kenë me vete certifikatë mjekësore dhe lejen e lëshuar nga klubi ku luajnë. Këto materiale prindërit do t’i paraqesin brenda orës 09:00 tek recepsioni i Federatës, kurse grumbullimi pranë fushave në “Shtëpinë e Futbollit” do të bëhet në orën 09:30.

Seleksionimet kanë një rëndësi të madhe, pasi shërbejnë për zbulimin e talentëve kuqezi, që mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave në të ardhmen.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img