Laçi ka triumfuar minimalisht ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Superiore.
Një gol i shënuar nga Mjaki në minutën e 12-të, i dha fitoren kurbinasve. Një triumf mes polemikash në Korçë, me vendasit që kishin pretendime të mëdha.
Në minutën e 32-të, arbitri Albert Doda, akordon penallti për korçarët, por pas rishikimit në VAR, e anulon vendimin.
Në fundin e pjesës së parë, janë sërish lojtarët e Skënderbeut që pretendojnë për penallti, për faull ndaj Franklin në zonë, por arbitri vazhdon lojën.
Sebastine, shënoi golin e barazimit në minutën e 88-të, por ishte anësori që e anuloi, duke pretenduar se topi kishte kaluar vijën.
Raste të diskutueshme, por që në fund feston Laçi, që kishte plot një fazë pa fitore, nga suksesi me Skënderbeun në fazën e parë.