Saturday, July 27, 2024

Moviola e Pregjës në MCN: Skënderbeut iu mohua një penallti, Gvozdenovic ka të drejtë për golin e anuluar

Lexo

Specialisti i moviolës, Bujar Pregja, analizoi në “Skaner”, rastet e dyshimta në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Laçit.

Minuta 32: Lojtari i Skënderbeut e nis topin dhe mbrojtësi i Laçit ka goditur në kofshë Rashicën. Mendoj se arbitri duhet t’i qëndronte vendimit në fushë. Është penallti.”

Minuta 45: Në këtë rast nuk është penallti. Mbrojtësi e kishte vendosur këmbën përpara dhe duart vetëm sa e kanë prekur. Vendim i drejtë vazhdimi i lojës.”

Minuta 88: Goli i anuluar? Nuk kam çfarë them, sepse nuk e di nëse ka kaluar apo jo. Gvozdenovic ka diçka të drejtë, nëse është ashtu siç e thotë. Nëse asistenti nuk e ka ngritur flamurin në fillim, është gabim, siç e thotë Gvozdenovic. Duhet ta kishte sinjalizuar që në fillim. Nuk e dimë nëse e ka ngritur në fillim. Nëse e ka ngritur pas golit, është gabim. “

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img