Friday, November 22, 2024

Skënderbeu humbet në shtëpi me Laçin, Gvozdenovic ka pretendime për gjykimin

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, për MCN TV, pas ndeshjes, Skënderbeu-Laçi, 0-1

“Nuk ishim shumë të nervozuar, ishim ashtu vetëm në 5 minutat e fundit. ishim të mërzitur vetëm për rezultatin. Ishte një moment i mirë, për të fituar dhe për të vazhduar në rrugën e duhur. Ky është futbolli dhe do të bëjmë analizën.

Të gjithë lojtarët nga pankina bënë maksimumin. Laçi qëndronte pas me 11 lojtarë. Edhe fusha ishte e vështirë. Skuadra reagoi, iu afruam golit.

Në pjesën e dytë jemi 4-2-4, që të krosonim nga krahët. Ishim afër portës dhe Laçi u mbrojt shumë fort. Edhe fusha ndikoi, por edhe kundërshtari që qëndroi prapa. Skuadra reagoi. Unë nuk komentoj për arbitrat dhe VAR, por kur dëgjoj nga specialistët që na u hoq një penallti, s’kam çfarë them.

Nikaj është lojtar dhe djalë shumë i mirë. Sot nuk u fut mirë dhe nuk kishim kohë të humbisnim një lojtar. Jam i habitur për golin e anuluar. Është e çuditshme, sepse arbitri e ngriti flamurin vetëm kur nisi festa e golit.”, tha ndër të tjera, njëshi i pankinës korçare, Ivan Gvozdenoviç pas ndeshjes, së sotme,  Skënderbeu-Laçi, 0-1  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img