Saturday, July 27, 2024

Fitoi në transfertë me Skënderbeun, Josa: 3 pikë të rëndësishme për vazhdimësinë

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Laçit, Mirel Josa, për MCN TV, pas ndeshjes, Skënderbeu-Laçi, 0-1

Josa tha se ekipi nuk po kalonte situatë të keqe, por shtoi se fitorja është shumë e rëndësishme, për vazhdimësinë.

“Nuk po kalojmë një situatë të keqe. Skuadra tregoi edhe në ndeshjen me Tiranën futboll. Sot dominoi vendosmëria dhe ngjeshmëria e ekipit. Mënyra si skuadra kërkonte ta mbronte rezultatin.  

Pikët duhen, sepse barazimi nuk është një gjë e vlefshme për një skuadër, sidomos për ngjeshmërinë që kanë skuadrat në këto momente. Mund të them se janë 3 pikë shumë të rëndësishme për ne, për të vazhduar përpara.

Këtë mbrojtje e përdorëm edhe me Tiranën. Duke hedhur në sulm, Soboëale dhe Myrtaj, do kishim ngjeshmëri sa i përket krahëve dhe mesfushës.”, u shpreh tekniku i kurbinasve, Mirel Josa pas ndeshjes, Skënderbeu-Laçi, 0-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img